Ndërhyrja e veçantë i shpëton jetën pacientit 78 vjeçar. Kirurgji pa ndalur rrahjet e zemrës

Kirurgji pa ndalur rrahjet e zemrës: ndërhyrja e veçantë i shpëton jetën pacientit 78 vjeçar
Kur z.Pajtim Korçari mbërriti në Spitalin Amerikan 3 po përjetonte një infarkt akut dhe ishte në gjendje kritike për jetën.
78-vjeçari kishte gjithashtu një kompleksitet sëmundjesh si diabeti dhe më herët kishte kaluar një ishemi cerebrale.

Pas ekzaminimeve të detajuara mjekësore dhe për shkak të gjendjes komplekse edhe të sëmundshmërisë së tij, kirurgu kardiovaskular Dr. Artan Jahollari dhe ekipi i tij vendosën që pacienti t’i nënshtrohej ndërhyrjes në zemër me teknikën “Off-Pump”, pra pa e ndalur zemrën, një operacion delikat që kryhet në pak qendra.

Ndërhyrja u realizua me sukses nga kirurgu kardiovaskular Dr.Artan Jahollari dhe ekipi i tij.
Tashmë kur kanë kaluar disa javë nga dalja e tij nga spitali, z.Pajtim u paraqit për kontroll në Spitalin Amerikan 3 nga i cili Dr.Artan Jahollari konstatoi një gjendje të përgjithshme të mirë shëndetësore.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan