Ndahet nga jeta Prof. Dr. Refik Ramku,
Prof. Dr. Refik Ramku përfundoi studimet në universitetin e Beogradit në vitin 1968. Specializimin për otorinolaringolog e përfundoi gjithashtu në Fakultetin e Mjekësisë, në Beograd. Ndërsa doktoratën e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës, në vitin 1986.
Dr. Ramku punoi fillimisht në Strugë dhe Gjilan, duke u zhvendosur më pas në Prishtinë ku edhe hapi klinikën e tij.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.