Ndahet nga jeta nga semundja e rende aktori i njohur shqiptar

Lajm i hidhur per artin Shqiptar ku mesohet se ka humbur jeten aktori Përparim Gjika.

Gjika ishte autor i shume shfaqjeve dhe aktiviteteve ne emisione televizive si dhe aktor ne teatrit e kukullave të Fierit po ashtu dhe ne estraden profesioniste.

Ndërkohë që do te mbahet për rolet në spektaklin e humorit “E shtuna gazmore e nje qyteti”, shfaqur në RTSH në vitin 1994, kur Estrada e Beratit performoi me pjesët e koncertit të “Grupit Lemeria”, (Birçja) apo kamerën e fshehtë, kushtuar aktorit Sejfulla Myftari (Cekja).


Pas vendosjes në qytetin e Fierit në vitin 1999, Përparim Gjika, do të të kishte një angazhim të gjerë si regjizor i emisioneve televizive, spektakleve dhe koncerteve për femijë. Për vite me radhë ju përkushtu punës për përgatitjen e talenteve të reja dhe artistëve të vegjël. Po kështu në një periudhë kohore ai do angazhohej edhe si drejtor dhe njëhkohësisht gazetar te Radio Fieri, apo si aktor trupën e Teatrit të Kukullave. Përparim Gjika ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë në moshën 72 vjeçare në 11 shtator 2023.