Ndahet nga jeta në moshë të re mësuesi i shkollës ‘Mihal Shahini’

Lajm i trishtë nga Cërriku.

Është ndarë nga jeta para kohe mësuesi i shkollës së Mesme Bujqësore ‘Mihal Shahini, Daniel Fraholli.

Lajmin e ka bërë publik stafi i shkollës në rrjetet sociale.

‘Me hidhërim mësuam sot humbjen e Mësues Daniel Fraholli. Në emër të stafit të shkollës i shprehim ngushëllime familjarëve’, citohet në profilin e kësaj shkolle në rrjetin social Facebook.

Elbasanipon i shpreh ngushëllimet e ndjera familjes Fraholli!