Humb jeten ne moshe te re mesuesi i shkollës 9-vjeçare Pishkash

Eshte ndare nga jeta mesuesi Tahir Bici i cili u aksidentua ne aksident disa dite me pare ne Librazhd.

Zyra Vendore Arsimore Përrenjas:E dhimbshme kjo ndarje e parakohshme nga jeta e mesuesit Tahir Bici. Koleg, mesues, bashkeshort dhe prind shembullor. Profesor Tahiri mbaroi shkollen e mesme artistike “Onufri”, me pas vazhdoi studimet e larta per mesuesi CU. Punoi ne disa shkolla te rrethit te Librazhdit: Babje, Librazhd, Dragostunje dhe se fundmi ne shkollen 9-vjecare Pishkash. Do te mbahet mend si mesuesi fjalëpak e punëshumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.
Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolektivit ku punoi nga ZVA Përrenjas!
I përjetshëm kujtimi i tij!