Ndahet nga jeta mjeku i njohur Dr. Xhevdet Ademaj.

Ndahet nga jeta Dr. Xhevdet Ademaj.
Dr. Ademaj ishte anëtar i OMK-së dhe specialist i fiziatrisë. Me prejardhje ishte nga qyteti i Pejës dhe studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.
Për vite me rradhë u shërbeu qytetarëve të Pejës në lëminë e fiziatrisë.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.