Ndahet nga jeta Dr. Jetmir Gashi në një aksident trafiku.
Dr. Jetmir Gashi ishte specialist i Kirurgjisë Vaskulare nga Suhareka.
Studimet për Mjekësi të Përgjithshme i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa specializimin për Kirurgji
Vaskulare e përfundoi në Kosovë.
Dr. Gashi u shërbeu qytetarëve në lëminë e Kirurgjisë Vaskulare për shumë kohë.
Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij!