Ndahet nga jeta Dr. Hasan Krasniqi 08.16.1970- 16.08.2024)
Dr. Krasniqi ishte anëtar i OMK-së dhe specialist i Biokimisë Klinike. Specializimin për Biokimi Klinike e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Për vite me rradhë u shërbeu qytetarëve në QKMF-në e Fushë Kosovës në lëminë e Biokimisë Klinike.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
SHIKO.NEWS