Ndahet nga jeta mjeku i njohur Muharrem Murati.

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Muharrem Murati.

Dr. Murati ka qenë mjaft i njohur në zonën e Gramshit dhe më gjërë.

Me punën dhe profesionalizmin e tij ai ka shpëtuar mijëra jetë.

Ndarja nga jeta ka pikëlluar pa masë familjen, të afërm, shokë e miq. Por edhe qytetarë të thjeshtë në Gramsh.

Dedikimi i Spitalit të Gramshit:

‘Me hidhërim,sot u nda nga jeta doktori, qytetari dhe kolegu ynë, model Dr. Muharrem Murati,që tërë jetën ia dedikoi në shërbim të jetës së qytetarëve të tij,e më gjërë! Ka shpëtuar me dhjetëra e qindra jetë,por vetë s’ja doli,duke na lënë një boshllëk të madh në Spital por edhe për qytetin e Gramshit! Lutemi për shpirtin e tij të qetë e për forcë për familjen dhe miqtë në këto momente të vështirë.
Lamtumirë Dr. Muharremi,se do të kujtoheni si personalitet në fushën e mjekësisë si Kardiolog humanist,dhe qytetar model!
Qofshë i parajsës.

Spitali Bashkiak Gramsh.

Stafi i elbasanion i shpreh ngushëllimet e ndjera familjes Murati!