Mirvana ( Nermin ) Luan Kosova ( Kuriu )
Maturantia e vitit 1976.
Një ndër nxënëset më të mira të kësaj mature. Studentia e Fakultetit të Mjeksise Tiranë që shkëlqeu në vitet e shkollimit si mjeke. Punoi 39 vite pune në Spitalin e qytetit me një përkushtim të jashtzakonshëm.Kritike ndaj nënave për shëndetin e fëmijës, Ditët e shërbimit në spital kanë qenë të përkushtuara, afro 3000 ditë shërbimi roje nate.
Të qetësuara nënat në ditët që mjekja pediatre Mirvana Kosova ndodhej në shërbim, pasi dihej dhe njihej përkushtimi i saj. Ajo ishte një mjeke e mirë dhe nje specialiste e zonja. Ishte një natyrë e qeshur me nje trup e pamje të bukur, me kaçurelat mbi supe,nënë e dy vajzave të mira, mjeke të përkushtuara me shërbim në Amerikë.
Ajo e donte jetën, e donte specialitetin, kishte një optimizëm të pashoq për ta jetuar atë.Mirvana është pjesë e historisë së Spitalit Bashkiak Kavajë, me kontributin e saj te vyer e shumë profesional.Në 39 vite të jetës se saj si mjeke ka kryer mbi 300000 vizita mjeksore, 80 tema shkencore për sëmundje të ndryshme tek fëmijët.
Fëmijet që ka shpetuar sot janë rritur, mirpo ata e ruajne respektin për teta Vanën , mjeken që i ka shëruar në vegjeli.
I paharruar qoftë kujtimi i saj!