Unioni i Gazetarëve ka reaguar për ndarjen nga jeta të reporterit dhe operatorit Ilir Buçpapaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Unioni i Gazetarëve u shpreh ngushëllime familjarëve të së ndjerit dhe ndonëse prej vitesh jetonte jashtë Shqipërisë, gjithmonë do të kujtohet me nderim për kontrubutin dhe punën e palodhur që ka bërë ndër vite për të informuar shqiptarët.
Postimi i plotë:
Lamtumirë kolegu ynë Ilir Buçpapaj!
Iliri ndau një përvojë raportuese të gjatë në vite, për disa media, mes të cilave edhe për median audiovizive publike të Shqipërisë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i shpreh familjes Buçpapaj ngushëllime për humbjen e pazëvendësueshme!
I paharruar do të mbetesh kolegu dhe miku ynë Ilir! U prehsh në paqe!
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë