Ndahet nga jeta aktori i dashur për të gjithë

Aktori amerikan Clarence Williams III, i njohur më së miri për rolin e oficerit Link Hayes në serialin amerikan të krimit “The Mod Squad”, u nda nga jeta në moshën 81 vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles, lajmëroi agjenti i tij Peg Donegan njoftoi të Dielën.

Williams lindi në New York më 21 gusht 1939.

Në Amerikë, ai u bë i famshëm për rolin e tij në serialin amerikan të krimit “The Mod Squad”, në të cilin ai luajti me Michael Cole dhe Peggy Lipton.