Nga rubrika ‘Ka një mesazh për ty’ tek ‘E diela Shqiptare’ sot kanë qenë motër e vëlla, të cilët kishin 30 vite që nuk flisnin.
Ku vendim ishte marrë nga burri i motrës, i cili nuk ndërronte mendje nga kjo gjë. Arditi si gjithmonë u mundua të ndërmjetësonte të dyja palët duke treguar edhe pak nga historia e jetës së tij të përditshme.
Ai u shpreh se vendimi i burrave është i pandryshueshëm por ndonjëherë duhet të reflektohet. “Unë marr vendime sigurisht, por janë gratë ato që na bëjnë të reflektojmë. Ne jemi burra, por mua kur më flet Anila në darkë te veshi, ndryshoj mendim dhe mbaj qëndrim tjetër”,-ka thënë moderatori i dashur për publikun.