Mot me rrebeshe dhe stuhi të përkohshme shiu në Greqi.
Mjaft zona, pëtfshi edhe ato bregdetare, janë goditur nga reshje të dendura që kanë shkaktuar përmbytje.
Në Katerini një i ri ka zgjedhur një mënyrë origjinale relaksi.
Uji ka përmbytur rrugët dhe ai ka fryrë dyshekun e detit, ka narrë kafen dhe është rehatuar duke lundruar mbi ujë.
Pamjet janë postuar në një rrjet social dhe brenda pak kohësh është bërë virale.