Teksa ditët e fundit territori shqiptar është përfshirë nga reshjet intensive të shiut, për gjatë gjithë ditës së nesërme sipas parashikimeve, pritet qe vendi të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjell alterinme kthjellimesh dhe kalime vranësirash.
Pritet që më të dukshme kthjellimet të jenë gjatë orëve të para të ditës dhe mbrëmjes. Ndërsa vranësirat do të shpeshtohen përkohësisht gjatë mesditës dhe pasdites.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.