Moti i keq ka “mbërthyer” vendin tonë. Muaji shkurt do të nisë me reshje të dendura shiu në të gjithë vendin, për t’u “pasuar” më pas nga dëbora dhe ngrica. Reshjet e dëborës pritet të përfshijnë verilindjen, lindjen dhe juglindjen e vendit, ndërsa ngricat do të vështirësojnë drejtuesit e automjeteve.
Ditën e sotme nuk priten reshje. Ndërkohë, nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Elbasan dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare dhe të dobëta. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në verilindje, lindje dhe juglindje të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 400m mbi nivelin e detit.
Përsa i përket temperaturave, ato do të jenë 5 / 11 °C në bregdet. 4 / 9 °C në vendet e ulëta dhe -5 / 6 °C në vendet malore.