Rreth 13 vite më parë Arbana Osmanit iu besua drejtimi “Big Brother”, një program reality, i cili theu rekorde shikueshmërie për kohën, si dhe solli një frymë të re në televizionet shqiptare.
Lajmet se Big Brother do të jetë sërish në ekran janë të vërteta dhe këtë na e konfirmoi vetë Arbana, prezantuesja zyrtare e këtij edicioni, e cila i rikthehet pas shumë kohësh dashurisë së vjetër. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale në InstaStory duke zbuluar më shumë nga detajet përsa i përket BBV.
Ajo ka treguar se “reality show” do të nisë në tetor. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë do të kemi dy spektakle në javë me emocione të forta si përherë.
Përsa i përket çmimit të madh në Big Brother Vip, Arbana ka treguar se do të jetë 100 000 Euro.
E pyetur nëse do të ketë banorë nga Për’puthen, moderatorja ka preferuar që të mos japë detaje derisa të nisë BBV.