Sot në Aerportin e Friedrichshafenit në Gjermani, ka pasur trazira gjatë procesit të imbarkimit të pasagjerëve të shoqërisë së fluturimit, Wizzair.
Në aeroport u desh ndërhyrja e policisë gjermane për të qetësuar pasagjerët e zemëruar.
Për shkak të transferimeve të brendshme të prenotimit me Wizzair, 39 pasagjerë nuk mund të udhëtonin dot drejt Tiranës, për shkak se avioni ishte i tejmbushur.
Kjo shkaktoi zemërim, britma dhe shumë pasagjerë refuzuan të largoheshin nga salla e pritjes.
Sipas të dhënave të fundit të policisë për këtë avion kishte 209 prenotime, ndërkohë që në dispozicion ishin 186 vende.
Ky nuk është një rast i izoluar i kësaj kompanie low cost. Gjithmonë e më shumë dëshmi pasagjerësh tregojnë situata të komplikuara të cilat i vendosin udhëtarët edhe në rrezik shëndeti me pritje të gjata, në ambjente të mbyllura, pa vakte dhe pa ujë dhe sigurisht pa dëmshpërblim apo rimbursim.