E lodhur nga paragjykimet, Orinda vendosi t’i kthejë të gjithave një përgjigje publike. Moderatorja publikoi në Instastory një foto të vetes gjatë kohës që ushqente me gji Atarën dhe krahas saj shkroi:
“Ky moment nuk ka çmim dhe lus Zotin çdo ditë të zgjasë sa duhet. Nuk ka formulë që e zëvendëson qoftë dhe thjesht lidhjen që krijohet.
Megjithatë mungesa dhe problematikat që mund të dalin nuk duhet t’ju tr ishtojnë. Unë jam nga ato nëna që do e provoj deri në fund, ta mbaj me gji Atarën. Aq sa më ka rekomanduar mjeku.
Se ia hedh në shishe a se ia jep direkt, nuk ka fare rëndësi. Megjithatë shëndeti i saj mbi të gjitha. Nëse nuk e ngop do përdor edhe formulën pa hequr gjirin. E mos na jepni shumë mend se si jepet me gji deri në 4 vjet (s’ka asgjë të bukur).
Nuk ju bën më shumë nëna të mira se ajo që nuk mundet fare. Ndani eksperiencat, por pa drejtuar gishtin te nënat. Nuk më besohet sa aspak empatike janë disa gra”.
Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë më 15 korrik kur në jetë erdhi Atara. Menjëherë pas lindjes çifti zbuluan edhe prortetin e vajzës. Orinda është shumë aktive në rrjete sociale, ku tregon herë pas here se si ka ndryshuar përditshmëria e saj tani që është bërë nënë.