Mos blini viagra. Ja vitamina qe do ju jap fuqi ne shtrat

Tani, sipas shkencëtarëve, mund ta përmirësoni performancën e penisit dhe qëndrueshmërinë seksuale me vetëm një përbërës

Problemet me ereksion janë problem në rritje, dhe së shpejti shumica e meshkujve mund të vuajnë nga kjo dukuri.

Të gjithë e dimë se viagra është ndër shokët më të mirë të penisit, mirëpo shkaktari prapa problemeve me ereksion mund të jetë mungesa e një përbërësi të thjesht natyral.

Meshkujt që i “urrejnë rrezet e diellit” prihen të kenë probleme me performancë të penisit, për shkak se marrja e vitaminës D e përmirëson ereksionin dhe performancën nën çarçafë, transmeton Telegrafi.

Problemet me ereksion i prekin të gjithë meshkujt e moshave 40 deri 70 vjet, por hulumtuesit nga Universiteti i Milanos, Itali, kanë zbuluar se mungesa e vitaminës D vetëm sa e rrit rrezikun për të pasur probleme të tilla.

Autori i këtij studimi, Dr. Erin Michos thotë: “Mungesa e vitaminës D është lehtë për t’u kontrolluar vetëm duke bërë ndryshime të duhura në stilin e jetës që përfshijnë ushtrimet fizike, mënyrën e të ushqyerit, ekspozimin modest në diell etj.”

Vitamina ka rol të rëndësishëm në funksionimin e mirë të penisit për shkak se vitamina D ka rol të rëndësishëm në përmirësimin e funksionimit të qelizës endoteliale dhe formimin e oksidit nitrik, molekulë e cila i ndihmon enët e gjakut të funksionojnë siç duhet.

Oksidi nitrik i lejon enët e gjakut në penis të relaksohen, gjë që e rrit qarkullimin e gjakut dhe shkakton ereksionin.

Këto enë të gjakut në penis janë shumë të vogla, prandaj lehtë mund të bllokohen nga faktorë të ndryshëm si ushqimi i dobët, mungesa e ushtrimeve fizike, pirja e duhanit, mosha etj. /Telegrafi/