Monika është një nga banoret më të komentuara të këtij “Big Brother”. Ajo është duke e shijuar në maksimum këtë eskperiencë duke treguar të gjithë dimensionet e saj me natyrën e saj sportive dhe pa komplekse.
Por, Monika ka qenë shumë e rezervuar për jetën e saj personale duke mos e diskutuar atë me askënd.
Ka qenë një bisedë me Egzonën në të cilën ajo u ndje komode të hapte zemrën e saj e të rrëfehej për divorcin me ish-bashkëshortin.
“Kam kaluar shumë,momenti pas divocrit ka qenë një ferr i vërtetë,as e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu”,u shpreh aktorja.
E pyetur se përse nuk është martuar sërish ajo u shpreh se donte ta rriste vajzën me mënyrën e saj dhe pa ndikimin e një njeriu tjetër.