Moderatori Ronaldo Sharka nje nga moderatiret e ka bere disa deklarata të forta ne emisionin “EDiell”
Ai ka thene se: “Duam apo nuk duam, realiteti është se jetojmë në një botë dhe kohë materialiste, që për mendimin tim ka të mirat dhe të këqijat e veta.
Dhe unë jam i sigurt 100 për qind se paraja blen lumturinë. Pse e them unë këtë? Sepse çunat shqiptarë duke jetuar në Shqipëri, duke ndenjur aty te lagja, ku shohin që ajo vajza e bukur nuk ia var, kur shohin një tjetër me makinë të shtrenjtë dhe nuk e blejnë dot, çfarë bëjnë?
Zgjedhin të pasurohen në mënyrë të menjëhershme. Unë jam i sigurt që në mënyrë të ngadalshme, me një rrogë në muaj, në Shqipëri nuk mund të pasurohesh kurrë.
E unë them shyqyr që janë çunat e Londrës, sepse është një ministri e mirëfilltë financash në Shqipëri që sjell lëvizje të paparë leku.
Po të mos ishin çunat e Londrës, e para njëherë pjeshkat e Instagramit nuk do ekzistonin.
Unë punoj në TV dhe janë rrogat më të mira se disa të tjerëve. Unë nuk i paguaj dot dhomat në Dhërmi, kush i paguan? Çunat e Londrës”, tha moderatori i njohur.