Hysni Dankshi
*Rezultate të mira ka dhënë edhe lëngu xhel i aloe veras. Me 1 litër lëng përzihet 9% mjaltë blete dhe ndikon drejtpërsërdrejti në indin kockor ku do të gjeni kalium, kalcium, magnez, zink, hekur, bakër, alumin dhe të gjitha llojet e vitaminave. Ajo pihet 3 x 30 ml para buke. Kurse në rastet e veçanta përdoret 3 x 60 ml. Ajo gjendet në disa pika të veçanta, por duhet konsultuar edhe me mjekë të veçantë që e kanë studiuar këtë bimë.
Menopauza ushqim*Spinaqi është një perime që duhet ta kemi çdo ditë në tavolinë. Mund të gatuhet si sallatë duke e kombinuar me panxhar të kuq, karrota disa herë në javë. Kështu ju do të mbroni shëndetin dhe kockat tuaja. Edhe një ilaç bimor natyral Protexin, e ardhur nga Italia, ka dhënë rezultate të mira në dhimbjen e kockave, në fazën e menopauzës dhe pas saj, duke i mbrojtur gratë nga brejtja e kockave ose konsumimi i tyre gjatë fazës së parë, dytë, tretë. Ky preparat është me flakone dhe mjaltë blete, me fruta dhe perime e shumë bimë të tjera.
*Edhe për të qetësuar sistemin nervor dhe qendror duhet të përdorni ilaçe bimore si: merrni 3 lugë gjelle bar blete me 5 gota ujë. E zieni për 10-15 minuta. Kullojeni dhe pijeni 2 herë nga 1 gotë para buke çdo ditë. Mirë është që kjo metodë të përdoret 1 muaj rresht.
*Sherebela është tepër e efektshme te gratë në këtë periudhë, sepse ato çlirojnë shumë djersë sepse kanë humbje të imunitetit dhe të kripërave minerale. Merrni 1 lugë gjelle dhe hidheni në 1 gotë uji në momentin e valimit për 5 minuta. E lini në qetësi për 20 minuta. Pijeni si çaj 2 herë nga 1 gotë para buke, të ëmbëlsuar me mjaltë për një 1 muaj rresht.