Kirurgu i njohur dhe ish-Ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri, me anë të një statusi ne Facebook ka deklaruar se mbajtja e dorezave ndikon vetëm në përhapjen e koronavirusit ndërsa I ka bërë apel Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, të marrin masa dhe të urdhërojnë mospërdorimin e dorezave në banka, bare e shërbime të tjera publike qe jane ne kontakt te vazhdueshem me njerezit ndaj duhet te jeni te kujdesshem.
Në shumë bare dhe shërbim publik, banka, etj shoh personelin të mbajnë doreza ndaj kjo eshte nje shkak per te perhapur koronavirusin.
I bëj thirrje Ministres Ogerta Manastirliu dhe Komitetit të Task Forcës që sa më shpejt të urdhërojnë mospërdorimin e tyre në këto shërbime. Dorezat ndihmojne vetem perhapjen e koronavirusit dhe të shumë infeksioneve të tjera, shkruan ish-ministri ne statusin e tij.
Ruani distancimin social dhe beni kujdes.