Instagrami është “jetë” për të famshmit. Në këtë grup hyn sigurisht edhe Mevlani i “Përputhen”.
Por, së fundmi ai është zhdukur nga ky rrjet social. Kjo, jo për shkak të zgjedhjes së tij.
Mesa duket, Mevlani është pre e një sulmi kibernetik, të cilit ai ‘si ka rënë në fije’. Këtë e ka bërë të ditur në TikTok ku shprehet:
“Miqtë e mi të dashur, momentalisht Instagrami im rezulton i mbyllur. sot në mengjes nuk e di çfarë ka ndodhur akoma. Arsyet akoma nuk i di. Shpresoj ta rikthej sa më shpejt”, tha ai.