Metoda e shpejte e pastrimit te njollave direkte nga raftet e kuzhines tuaj!
Studiuesit kane zbuluar nje truk te shpejte per te hequr njollat e veshtira me produkte direkte nga kuzhina juaj. Ne treg cdo dite gjejme produkte te shumta qe premtojne bardhesi, pasterti e ngjyra plote jete. Por me kalimin e kohes, nga perdorimi i tyre, me rrobat tuaja ndodh plotesisht e kunderta, sidomos nese lahen shpesh.
Specialistja Paula Quazi, e pyetur mbi menyren me te mire per patrimin e njollave te veshtira pa demtuar rrobat, pranon se produktet ne treg permbajne perqendrime te larta te kimikateve te ashpra, te cilat shpejte demtojne rrobat mbi te cilat perdoren. Por jo vetem kaq, ajo pohon se nje pjese e detergjenteve per njollat ne rroba, thjesht i zbardhin rrobat ne siperfaqe duke mos luftuar dot papasterite ne thellesi.
Sfida e vertete sot eshte te gjendet nje heqes njollash qe perdor enzima per te zberthyer proteinat e njollave te zakonshme dhe i pastron rrobat ne thellesi.
Ja pse studiuset sugjerojne soden e bukes si nje shtese e domosdoshme per zbardhjen e rrobave.
Aplikimi i sodes se bukes ne çdo larje mund te mos jete ide shume terheqese, por eshte zbuluar se ajo vepron fuqishem si nje “perforcues” natyral ne luften ndaj njollave.
Tipikisht i perdorur ne pjekje, ky produkt i zakonshem qe gjendet ne cdo kuzhine eshte i shkelqyeshem per te shperbere njollat e veshtira, deperton ne thellesi te copave dhe lufton papastertite e akumuluara fale vetive te tij alkaline.
Studiuesit konfirmojne se soda e bukes ne larjen e rrobave, vepron gjithashtu nje faktor i fuqishem ne luften kunder aromava, qe i jep shkelqim dhe bardhesi rrobave tuaja. Ata mendojne se kjo veti e sodes vjen e gjitha nga vetia qe ajo ka per uljen e aciditetit te ujit gjate ciklit te larjes se rrobave.
Provoni te shtoni sode buke ne detergjentin tuaj te rrobave, do te shihni lehtesisht se ajo vepron dyfish, fillimisht si perforcues per detergjentin e rrobave dhe me tej si zbutes natyral i tyre ne cdo larje.