Pas një jave të kthjellët dhe me mot pranveror, kushtet atmosferike të vjeshtës kanë trokitur në vend, por siç na tregon meteorologia, jo për shumë gjatë.
Kjo javë do të jetë dinamike, ku do të ketë edhe ditë me reshje, por do të rikthehen shpejtë kthjellimet.
Reshjet që kanë nisur gjatë mbrëmjes së djeshme dhe kanë shoqëuar territorin shqiptar edhe pjesën e parë të ditës së sotme, pritet të zbrapsen në pjesën e dytë të kësaj të marte.
Dita e sotme ka një rënie me 3-4 gradë celcius, pasi vranësirat do na shoqërojnë edhe gjatë orëve të mesditës.
Por ditët në vijim do të rikthejnë sërisht temperaturat e larta njësoj si të javës që lam pas, tregon meteorolgia Lajda Porja.
Vranësirat dhe reshjet e pakta kanë filluar edhe në rajon. Flasim për Malin e zi ku njësoj si në Shqipëri kanë nisur. Kosova dhe Maqedonia e
Veriut i pret këto reshje shiu ditën e sotme, por njësoj të përkohshme si në vendin tonë, pasi pas të martës i rikthehemi kthjellimeve dhe temperaturave të larta.