Lidhjes mes këngëtares Beatrix Ramosaj dhe aktorit Donald Veshajt, brenda shtëpisë së Big Brother, i ka ardhur fundi.
Pas spektaklit të mbrëmshëm, ku Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit, që sipas saj ka qenë duke u ftohur dita ditës, të dy janë sqaruar pas prime-t dhe i kanë dhënë fund mes tyre.
Ka qënë Donaldi ai i cili i kërkoi që lidhjen e tyre ta shikojnë më mirë jashtë shtëpisë. Ai i kërkoi që të qëndronin vetëm në shtëpinë e Big Brother VIP.
DISKUTIMI: “E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format”, i tha Donaldi.
‘Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm’, thotë ai në një tjetër moment, duke vijuar me akuzat ‘më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë’.
“Nuk jam unë as robot, as klloun ja ***** r***, kam dhe unë mendjen time”, vazhdoi Donaldi.
“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj tha më tej”, Triksa. Në videot e tjera dëgjohet Donaldi që i thotë: Mendoj se ti duhet të jesh vetëm.