Meridiani dukej shumë i zhgënjyer nga dalja e tij nga shtëpia e Big Brother. Ai nisi menjëherë me replika të forta me Balinen që iu kundërvu pikë për pikë.
Në fund të spektaklit, Arbana i dha të drejtë Balinës dhe deklaroi: “Bëjmë dhe ne gabime, Balina kishte të drejtë. Meridiani dhe Antonela janë penalizuar të dy për dhënien e informacioneve nga jashtë”.
Meridiani nuk e priti mirë diçka të tillë dhe tha: “Balina ka folur gjithmonë ‘pro’ Donaldit, ka mbajtur gjithmonë krahun e tij. Në Big Brother është futur alkool.
“Janë futur shishe me raki dhe pije të tjera. Nuk lejohet”. Arbana e kundërshtoi dhe i tha direkt se lejohet alkooli brenda shtëpisë, por me masë dhe pa kaluar masën.