Dyshja Donald-Beatrix kanë marrë vëmendjen kryesore të mediave rozë gjatë ditëve të fundit, për shkak se janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe kanë shkëmbyer edhe puthje në buzë disa herë. Por publiku dhe banorët e tjerë e kanë parë me dyshim lidhjen e tyre, për shkak se në mes është dhe moderatorja Bora Zemani, me të cilën Donaldi u nda para pak kohësh.
Por gjatë ditës së djeshme Donaldi ka habitur jo pak me një mesazh “pendese” të shkruar në xham, duke dashur të nënkuptojë diçka në lidhje me Borën? Ndërkohë kjo e fundit reagoi gjatë mbrëmjes ku shprehej se edhe Donaldi është njeri dhe të mos e “kryqëzojnë” atë.