Pas shumë vitesh ndërprerjeje të reality shoh Big Brother Albania që për disa vite ishte prodhim për Top Channel dhe Digitalb, është vendosur përfundimisht të nisë dhe edicioni më i ri.
“Big Brother VIP Albania” do të nisë transmetimin maratonë të shtunën më 2 tetor 2021 ora 21 në ekranin e tch. Po atë ditë do të hapen në të njëjtën kohë dhe dy kanale në digitalb që do të transmetojnë 24 orë në 24, këtë realitet show.
Çdo të shtunë tek salla e re e spektakleve “Nova” do të jetë nata premierë 3 orë në mbrëmje, kurse gjatë ditëve të tjera të javës do të ketë pasdite një përmbledhur rreth 30 minutëshe.
Bëhet e ditur se në këtë edicion të “Big Brother VIP Albania” do të jenë të pranishëm disa emra të njohur të artit, kulturës, muzikës, por edhe politikës.
Në këtë show maratonë marrin pjesë emra nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia si dhe shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe SHBA, të paktën nga përzgjedhja e fazës aktuale përgatitore.
Edicioni pritet të zgjasë rreth 100 ditë deri në ndërrimin e viteve. Në të nuk është pranuar të përfshihen pjesëmarrës nga emisioni tjetër, Për’puthen.
Në maratonën e qëndrimit të tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme.
Show javor pritet të drejtohet nga Arbana Osmani, por në ethe për ta fituar është dhe Luana Vjollca, ndërsa nuk është përfshirë më në diskutime, prezantuesi tjetër Ledion Liço