Fifi duket më e lumtur se kurrë që kur konfirmoi lidhjen me Adis Patushin, një personazh jo pak i njohur për publikun pasi dikur ka qenë bashkëshorti i Adrola Dushit.
Sot këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet krah Adisit, i cili e ka përqafuar dhe i bën atij një dedikim.
“Ti m’ke mua”, shkruan Fifi.
Kujtojmë që së fundmi dyshja kanë familjarizuar lidhjen dhe Fifi është takuar me familjen e partnerit. Këtë e ka bërë të ditur ish-banori i “Big Brother VIP’, Kledi Hysa, i cili është kushëriri i Adisit.