Me një shije delikate dhe perfekte për drekën në zyrë, rizotoja me mollë ka qenë dhe një prej pjatave të preferuara të piktorit Giorgio Morandi. Gjtihashtu është ideale pë të mos i çuar dëm mollët e pjekura.
Një pjatë e parë e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur, e plotësuar me shafran e verë të bardhë. Shohim së bashku si përgatitet:
Perberesit:
- 320 gr oriz për rizoto
- 2 mollë Renette ose Grannys Smith
- 1 lugë çaji shafran Indie
- 1 lugë çaji curry
- 1 qepë e vogël
- ½ litri lëng perimesh ( mund ta përgatisni me perimet e mbetura)
- ½ gotë verë e bardhë e moskat
- pak gjalpë
Përgatitja:
- Përgatisni ose ngrohni në zjarr brodon e përgatitur dhe shkrini në të shafranin dhe curry-n. Grini imët qepën.
- Shkrini gjalpin në një tigan dhe skuqni ngadalë qepën, në zjarr të ulët, duke shtuar pakëz ujë të mos digjet.
- Shtoni orizin dhe kapardiseni për pak minuta, derisa kokrrat të bëhen të shndritshme. Shtoni verën dhe kur të ketë avulluar, shtoni brodo aq sa të mbulohet orizi.
- Lëreni të ziejë duke e përzier herë pas here dhe duke shtuar brodo sipas nevojës. Ashtu si për gjithë rizotot e tjera, bëni kujdes të mos thahet shumë dhe të mos ngjisë.
- Ndërkohë, qëroni një mollë e gjysmë dhe grijeni. Prisni në feta gjysmën tjetër të mollës dhe kalojeni në një tigan jongjitës, shpejt e shpejt, pa asnjë lloj yndyre.
- Kur pothuajse rizotoja të jetë gati, shtoni copat e prera të mollës duke e përzier mirë.
- Shtoni gjalpin e mbetur dhe përziejeni.
- Përgatisni pjatat duke i servirur me feta molle.