Pas intervistës së Meghan Markle dhe Harry-t për Oprah Winfrey, ku akuzonin familjen mbretërore për racizëm, popullariteti i Windsor kishte rënë në Shtetet e Bashkuara. Por përgjigja e ëmbël e Mbretëreshës Elizabeth II ndaj një vajze të vogël që vishet se ajo, mjaftoi për të ndryshuar gjithçka. Në muajin tetor, prindërit e Jalayne Sutherland, një vajze njëvjeçare nga Ohio, dërguan në Buckingham Palace një foto të së bijës veshur si sovrania, kompletuar me korgi në këmbët e aj. E ëma, Katelyn ia kishte zgjedhur këtë veshje: kapelë me lule dhe pallto të kaltër, paruke të bardha, doreza, gjerdan me perla dhe çantën që nuk mund të mungonte.
Fotoja, siç zbuluan burimet nga Pallati, e ka argëtuar shumë monarkun, aq sa kështjella Windsor, ku ajo qëndron që prej fillimit të pandemisë, i ka nisur një përgjigje të firmosur nga dama e saj shoqëruese, Mary Morrison.
‘Madhëria e saj ishte e gëzuar për marrjen e fotos së vajzës suaj Jalayne me veshjen e saj të bukur dhe ju uron gëzuar Krishtlindjet”, ka shkruar Morrison. Elizabeth, e cila shpesh u përgjigjet letrave që i dërgojnë fëmijë nga e gjithë bota, e shoqëroi letrën e saj me një libër të vogël informacionesh për qentë e familjes mbretërore: “Ndoshta Jalayne do të ishte e lumtur ta shihte atë”, shkruante dama shoqëruese.
Letra, e cila mbërriti në shtëpinë e Suhterland, si surprizë, pak para Krishtlindjeve, mori shumë vëmendje nga mediat amerikane.
‘Jalayne i pëlqen të vishet si mbretëreshë’, ka treguar nëna e saj duke postuar foton që po bën xhiron e botës në rrjetet sociale. “Ajo nuk dëshiron ta heqë kapelën e saj dhe e mban çantën gjithmonë me vete!” Sigurisht, falë kësaj vajze amerikane vetëm një vjeç, Madhëria e saj dhe familja mbretëore britanike, po përjetojnë një kulm të ri popullariteti, pavarësisht Meghan Markle.