Situata me koronavirusin në vendin tonë vijon të jetë shqetësuese, pasi numrat e infektimeve dhe humbjet e jetëve e paraqesin të tillë situatën. Ndërkohë, anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Andi Koraqi ka treguar ditën e sotme se cilat nga masat mund të ashpërsohen, nëse rritet numri i të infektuarve dhe atyre që kërkojnë shërbim spitalor për t’u trajtuar.
Më konkretisht, Koraqi është shprehur se:
Do të ulet ora e kufizimit të lëvizjes dhe do të kalojmë të gjitha shkollat online. Në asnjë rast nuk do të vendoset për karantinë sepse edhe vendet që kanë kaluar në karantinë nuk kanë dhënë rezultate.