Armina Mevlani do t’i japë fund beqarisë këtë fund shtatori. Ditën e djeshme Armina rrëfeu emocionet, ndërsa tha se më shumë do të flasë pas dasmës. Ishte Dalina ajo që e zbuloi duke u shprehur: “Çfarë kemi ne të dielën” dhe Armina tregoi se do të mbajë dasmën e shumëpritur.
Por Dalina zbuloi edhe kushtin që blogerja ju ka vënë të ftuarve dhe ai është që të mos hedhin lekë kur kërcejnë.
“Do e bëj të madh zarfin, do e lë aty në mes. Doja të hidhja dhe lekë, por Armina tha mos hidhni lekë, kur të kërceni”, tha Dalina.
Më herët, bloggerja u shpreh se kanë zgjedhur pikërisht muajin shtator pasi i pëlqen vjeshta të dyve dhe ka mohuar se po bën një dasmë për arsye se po pret një fëmijë siç është përfolur.
“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha Mevlani.