Makarona me Djathë dhe Brokoli

Përbërësit

2 filxhanë brokoli
1 lugë gjelle kripë
500 gr makarona (në formë shiritash)
500 gr salcë (katër djathërash )
2 lugë gjelle gjalpë
500 gr ajkë (me gjalpë të kripur)
3 lugë gjelle djathë parmixhano (i grirë)
1 lugë gjelle piper i zi

Përgatitja
1
Lemë të vlojë një tenxhere me ujë. Ziejmë brokolit në ujë derisa të zbuten, për 2 deri në 3 minuta. I kullojmë.
2
Mbushim një tenxhere të madhe me ujë, i shtojmë kripë dhe e lemë të vlojë. Zhysim makaronat derisa të vlojnë dhe i gatuajmë, duke i përzier 2- 3 herë në temperaturë mbi mesataren, derisa të gatuhen por të jenë ende të forta në kafshim, për rreth 10 deri në 12 minuta.
3
I kullojmë dhe i vendosim sërish makaronat në tenxhere. Përziejmë brokolin, salcën “Alfredo”, gjalpin dhe piperin e zi në makarona, duke përdorur pincetat.
4
I hedhim makaronat me salcën “Alfredo”, në tasin ku do t’i shërbëjme dhe i vendosim sipër djath parmixhano.
5
Makaronat mund t’i shoqërojmë edhe me mish pule ose dhe me erëza, nëse dëshirojmë.

Leave a Reply