Receta e parë: Makarona furre me patëllxhanë
Përbërësit:
400 gr makarona
400 gr domate të qëruara
1 thelb hudhër
2 degë borzilok
2 patëllxhanë
Kripë
3 lugë gjelle vaj ulliri
200 gr mozarela
Parmixhan
Përgatitja:
Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe e aromatizojmë atë me 1 thelb hudhër. Domatet i kalojmë në blender duke I kthyer në pure dhe e shtojmë në tigan, e më pas shtojmë edhe 4 gjethe borzilok. Presim patëllxhanët në feta me trashësi 0,5 cm dhe I pjekim në një tigan zgare. Ndërkohë kemi vendosur një tenxhere me ujë për të zier. Shtojmë në të kripë, hedhim makaronat dhe i ziejmë ato 3 minuta më pak se shkruhet në etiketë. Gjatë kohës që ziejnë makaronat përfundojmë pjekjen e patëllxhanëve dhe më pas I presim ato në kubikë me gjatësi 3-4 cm, e më pas I shtojmë në tiganin e salcës duke rregulluar edhe shijen me kripë. Kullojmë makaronat dhe I trazojmë në një tas së bashku me salcën me patëllxhanë.
Presim mozarelën në feta të holla. Shtojmë gjysmat e makaronave në një tepsi të thellë dhe mbi to shtrojmë disa feta mozarela. Sipër tyre shtojmë gjysmën e mbetur të makaronave që tepruan në tas. Mbulojmë përsëri makaronat me mozarela dhe I spërkatim me 2 lugë gjelle parmixhan të grirë hollë. Vendosim tavën në furrën e parangrohur në temp.
Receta e dytë: Krem kafe me kakao
Përbërësit:
Thërrimet krokante:
1 lugë gjelle kakao
2 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle sheqer
40 gr gjalp
Kremi:
1 filxhan kafe ekspres (lëng)
1 lugë gjelle kafe pluhur
250 ml pana
3 lugë gjelle sheqer pluhur
150 gr maskarpone
Përgatitja:
Në një tas vendosim kakao, miell, 2 lugë gjelle sheqer, gjalp dhe I përziejmë mirë . I kthejmë në thërrime dhe I hapim në një tepsi ku kemi shtuar një letër pjekje. I vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 8-10 minuta. I nxjerrim nga furra dhe I ftohim.
Në një tas tjetër vendosim kafen ekspres lëng, 1 lugë gjelle kafe pluhur dhe i përziejmë mirë. Shtojmë pana, sheqer pluhur, mascarpone dhe I rrahim së bashku duke formuar një krem të plotë.
Vendosim kremin në një xhep pastiçerie dhe mbushim tasa të vegjël, filxhanë apo edhe gota duke vendosur sipër thërrime krokante me kakao. I vendosim në frigorifer të rrinë të freskëta.