“Luka vetem qan..” Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevi Simakun

Aktori Herion Mustafaraj ka reaguar në lidhje me marrëdhënien e tij me Parashqevi Simaku.

Prej ditësh tashmë ka një përplasje mes familjes Simaku dhe aktorit Herioin Mustafaraj. Kjo pasi mbesa e Parashqevi Simakut, Ina Simakut, tha se do ta denonconte aktorin në Polici se po i shqetësonte.

Së fundmi aktori ka ndarë një video në rrjetet sociale, teksa shihet duke biseduar në telefon me Parashqevinë.

“Unë ta thash ty o zemra, Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. Ti e pe ça na bënë aty. Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme zemra më kupto Herionin, se unë dua të jem me ty çdo sekond, nuk e kam problem fare. Kam dashuri e dëshirë…”, dëgjohet të thotë ai ndër të tjera.

Kujtojmë që pak javë më parë mbesa e Parashqevi Simakut, Ina Simaku ka lëshuar një deklaratë shokuese në media teksa thotë se familja e saj do të ndërmarrë veprime ligjore kundër aktorit Herion Mustafaraj pasi ky i fundit ka cënuar këngëtaren.

Në reagimin e saj, Ina Simaku shkruante se Herioni, i cili punon në të njëjtin hotel ku po qëndron dhe Parashqevia, ka hyrë pa leje në dhomën e saj duke përdorur kartën e punës, gjë që i ka cënuar rëndë privatësinë e saj.

Gjithashtu në reagim thuhej se ai kishte destabilizuar gjendjen e saj emocionale duke i thënë gënjeshtra si dhe duke e bindur Parashqevinë se do të jetë ai që do t’i mundësojë asaj takimin me djalin, Luka dhe ish-bashkëshortin Robert Nolfe.