Luhatet serisht euro. Ja sa u kembye diten e sotme

Kursi i këmbimit valutor nuk po gjen ‘qetësi’, kjo për shkak të luhatjes së tyre në tregje. Edhe pse u vërejt një rritje e lehtë e euros, në ditët që lamë pas, monedhat e huaja sërish kanë pesuar rënie, në krahasim me monedhën vendase, lekun.

Sot, më datë 2 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.6 lekë dhe shitet me 99.7 lekë.

Dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.3 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.9 lekë.