Ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit nga COVID, Drejtori i Gjimnazit “Bab Dud Karbunara”, Llazar Palla.
Bëhet me dije se Llazar Palla luftoi një muaj me virusin që i mori jetën para kohe në moshën 62-vjeçare.
Nxënësit dhe mësuesit e këtij gjimnazi prej më shumë se 4 javë ka qënë të ekspozuar ndaj COVID-19.
Disa klasa kanë qenë me më shumë se 10 nxënës të infektuar ndërsa ka patur edhe mësues që kanë rezultuar pozitiv ku mes tyre ka qenë edhe drejtori i këtij gjimnazi që sot humbi betejën me koronavirusin.