Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pas lëkundjeve të tërmetit që u ndjenë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.
Ministri i Mbrojtjes thekson se lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.
“Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate”, thekson ministri i Mbrojtjes Peleshi.