Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ka lekundur mbrëmjen e kësaj të diele qytetin bregdetar të Vlorës.
Lëkundjet sizmike u ndjenë në orën 19:28 dhe epiqendra e tërmetit ishte në Vajzë, Qarku i Vlorës.
Deri më tani nuk raportohet për dëme, përveç panikut te qytetarët të cilët të frikësuar kanë dalë menjëherë jashtë banesave të tyre.
Fatmiresisht termete te tilla jane normale dhe nuk kane pasoja. Sizmologet thone se nuk duhet te keni panik por duhet te ruani qetesine.