Lëkundje tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme ne Shqiperi

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Librazhd.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë në zonën e Ballgjinit, 32 km në lindje të Tiranës.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 20:11, ndërsa thellësia fokale ka qenë 15 km.

Fatmiresisht termete te tilla jane normale dhe nuk kane pasoja ndaj nuk ka vend per panik.