Lazanjë vegjetariane

Përbërësit :

1kokërr qepë
2 karrota
3 kunguj
2 speca ( i bardhë, jeshil)
3 domate
250 gr djath mozzarella
50 gr djath kaçkavall i fortë , i integruar
400 gram peta lazanje
2 lugë gjëllë vaj ulliri

Përbërësit për kremin beshamel
2 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle miell
400 ml qumësht
Kripë
Arrë moskat

Përgatitja
Fillimisht vendosim petat e lazanjës për 10 minuta në ujë të ngrohtë. PAsi kemi larë dhe pastruar perimet i presim në kubikë të vegjël.
Ngrohim vajin dhe fillimisht kaurdisim qepën për 5 minuta. Më pas shtojmë në tigan domatet, specat , kungujt dhe i kaurdisim për 3-4 minuta duke shtuar më pas domatet ( vetëm tulin, pa fara). I lëmë edhe 5 minuta duke i rregulluar me kripë dhe piper dhe i largojmë nga zjarri aldente.

Për gatimin e kremit beshamel.
Duke shkrirë gjalpin, shtojmë miellin dhe e trazojmë deri sa mielli të fillojë të zbardhet (pa marrë ngjyrë). Shtojmë ngadalë qumështin duke e trazuar me tel vezësh. E lëmë të marrë valë duke i hedhur kripë dhe arrë moskat

Lyejmë tepsinë me pak beshamel nga të gjitha anët dhe vendosim petët e lazanjës në të gjithë sipërfaqen. Përsëri mbi petë lyejmë dy lugë gjelle beshamel
Shtrojmë perimet duke shtuar në të pak djath mozzarella. Kështu vazhdojmë me shtresat e tjera duke i alternauar petë-beshamel-perime-djath. Në fund mbarojmë me petë beshamel dhe djath kaçkavall e mozzarella.
E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë per 30 minuta.

Leave a Reply