Si të largoni erën e keqe të lavatriçes?
Pse lavatriçes ka erë myku?
Shkaqet e erës së pakëndshme që del nga lavatriçja mund të jenë disa:
Fajtor është myku që krijohet në lavatriçe duke qenë se ne zakonisht i lajmë rrobat në temperatura të ulëta dhe nuk ikin mikroorganizmat. Prandaj, pasi të keni hequr rrobat, mos e mbyllni asnjëherë derën menjëherë. Lëreni kazanin të thahet dhe të avullojë të gjithë lagështinë prej tij.
Të gjitha papastërtitë dhe qimet apo zbokthi grumbullohen në filtër . Duhet ta pastroni rregullisht, pasi nëse është i papastër mund të shkaktojë erë të keqe.
Sigurohuni që të pastroni vendin e detergjentit pasi mbetjet e depozituara të detergjentit bëhen përgjegjëse për erën e mykut.
Lavatriçja gjithashtu fillon të mbajë erë kur askush nuk e përdor për një kohë të gjatë ose kur profesionist i ka instaluar në mënyrë të gabuar tubat e kullimit dhe uji i ndotur nuk është në gjendje të kullojë plotësisht duke mbetur në zgavrat ose kthesat e tubave.
#Si të largoni erën e keqe të lavatriçes duke përdorur sode?
Ekziston një mënyrë vërtet e thjeshtë që ta largoni erën e mykut
Hidhni një gotë sodë buke brenda në kazan dhe shtoni dezinfektues ose uthull molle në raport 1:1. Vendosni një cikël larje bosh me 90°C dhe cdo gje do jete akull e paster
A e keni përdorur ndonjëherë këtë metodë? Lini komentin tuaj me poshte