Lajmi i keq per vendin tone, nuk kishte ndodhur prej 20 vitesh. Shqiptaret do te..

Inflacioni arrin rekord gjatë muajit mars. Çmimet kanë shënuar një rritje të ndjeshme në muajin mars, duke shtrenjtuar koston e jetesës për të gjitha familjet shqiptare, që mesatarisht 42% të shpenzimeve i çojnë për ushqime, sipas anketës së buxhetit të familjeve. Pothuajse gjithçka ka qenë shumë më e shtrenjtë në mars, që nga ushqimet, deri te karburantet.

Të vetmet që nuk janë shtrenjtuar janë shërbimet arsimore dhe ato shëndetësore. INSTAT raportoi se inflacioni, apo Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, në muajin mars arriti në 5.7%. Ky është niveli më i lartë që prej vitit 2002 dhe është shumë më i lartë se objektivi i shënjestruar prej 3% i Bankës së Shqipërisë. Kjo e fundit, që si përgjegjësi kryesore ka ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, në një përpjekje për të frenuar inflacionin, pak ditë më parë vendosi rritjen e normës bazë për herë të parë në një dekadë, duke e çuar në 1%, nga niveli minimal historik prej 0.5% që ishte deri tani.

Rritja e ndjeshme e çmimeve pritet të përkeqësoje dukshëm situatën financiare të familjeve shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre deklaruar si asnjëherë tjetër se presin një përkeqësim të situatës financiare të familjeve të tyre gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,31 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,05 pikë. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me 0,02 pikë. Krahasuar me muajin Mars 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 19,9%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,5%,“Argëtim dhe kulturë” me 3,5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3%, “Komunikimi” me 1,9%, “Veshje dhe këpucë” me 1,5%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,4%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9%, “Shërbimi arsimor” me 0.7%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” me 22,4%, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithëra” me 15,8%, “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 10,5%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 10,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsire” me 10,2%, “mish” me 7,1%, etj. Krahasuar me muajin Shkurt 2022, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 8,9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9%,“Pije alkoolike dhe duhan” me 2,8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,3%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,8 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6%, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4% secili. Ndërsa, grupi “Shëndeti” shënoi një ulje me 0,1%./monitor/