Lulzim Basha ka dhënë pasditen e sotme dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së, por tashmë pyetja e vetme që shtrohet është kush e merr drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Sipas nenit 46 të statutit të partisë, bëhet me dije se drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit te ri e merr njëri nga nënkryetarët që janë të emëruar në këtë post.
Duke qenë se në rastin konkret të gjithë nënkryetarët e partive dhanë dorëheqjen përveç Enkeled Alibeaj dhe Jorida Tabaku.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike mbledh Këshilin Kombëtar dhe Këshilli me votë zgjedh nënkryetarin e komanduar për të marrë drejtimin e partisë.