Lajm i trishtë vjen nga Kosova, ku bëhet me dije se nënë e bir kanë humbur jetën nga Covid-19.
Jetë ka ndërruar Avni dhe Zehra Ahmeti, të cilët ishin prekur nga Covid-19 dhe nuk kanë arritur që ta fitojnë betejën me jetën.
Lajmin e ka bërë publik kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Ahmeti.
“E nderuara familje Ahmeti, me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra. Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkë ndjejmë me ju! Ngushëllime!”, shkruan Latifi.