Një lajm i hidhur për botën e medias në vendin tonë.
Sot ka ndërruar jetë pas infektimit nga Covid-19 gazetari i mirënjohur i Radio Shkodrës, TVSH-së dhe Deutsche Welle në shqip, Lek Plani.
Lajmi është bërë me dije nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me anë të një shënimi në rrjete sociale:
Njoftimi i Umionit të Gazetarëve Shqiptarë:
Siç njofton kolegu dhe kryetari i UGSH qarku Shkoder Gasper Marku, sot ka humbur betejen me COVID-19 gazetari i njohur, miku dhe bashkepunetori i shkelqyer, i mirenjohuri i Radio Shkodrës, TVSH, Deutsche Ëelle në shqip, si dhe i mediave te tjera lokale, Lek Plani.
Për orarin e ceremonisë mortore, do të njoftohet në një moment të dytë.
Ngushëllime familjes “Plani”!
Pushofsh më paqe, kolegu, shoku, miku ynë i mirë, Leka!